Lajme
Omicron së shpejti mund të shkaktojë mbi gjysmën e infeksioneve COVID në Evropë
Agjencia e Shëndetit Publik të Bashkimit Evropian tha të enjten se varianti Omicron mund të jetë përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha infeksioneve COVID-19 në Evropë brenda pak muajsh, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Vlerësimi mund t’i japë peshë informacionit paraprak në lidhje me transmetueshmërinë shumë të lartë të variantit Omicron, mbi atë të variantit Delta, i cili para Omicron konsiderohej si më ngjitësi nga llojet kryesore të koronavirusit.
“Bazuar në modelimin matematikor të kryer nga ECDC, ka indikacione se Omicron mund të shkaktojë mbi gjysmën e të gjitha infeksioneve SARS-CoV-2 në BE/EEA brenda disa muajve të ardhshëm”, tha në një deklaratë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Nuk ka asnjë provë përfundimtare në lidhje me transmetueshmërinë e Omicron deri më tani, por personi kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, Maria van Kerkhove, tha të mërkurën se agjencia pritet të ketë të dhëna për këtë brenda disa ditësh, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










