Lajme
Okta, kompania më e suksesshme në Maqedoni
Kapital Media Group tregon se 200 kompanitë më të mëdha në Maqedoni, kanë arritur të ardhura prej 474 milionë denarëve ose 7.7 miliardë eurosh
Kompania për përpunimin e naftës me kapital grek “Okta” është shpallur kompania me fitime më të mëdha gjatë vitit të kaluar në Maqedoni, duke shënuar të ardhura vjetore prej 604 milionë eurosh.
Kompania e dytë për nga fitimi është radhitur kompania amerikane “Johnson Metty” me të ardhura prej 490 milionë euro, pasuar nga kompania “EVN” me 418 milionë euro, “Makpetrol” me 402 milionë euro, “ELEM” me 265 milionë euro, “Feni Industri” me 223 milionë euro.
Ndërsa në vendin e shtatë është radhitur “Telekomi i Maqedonisë” me 191 milionë euro, “T-Mobile Maqedoni” është në vendin e tetë me 138 milionë euro, “Lukoil Maqedoni” është arritur në vendin e nëntë me 106 milionë euro, ndërsa tregtari i rrymës “GEN-I” është i dhjeti me 99 milionë euro.
Analiza e ‘Top 200 kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme”, u realizua nga Kapital Media Group, raporton INA.
Analiza tregon se 200 kompanitë më të mëdha në Maqedoni, kanë arritur të ardhura prej 474 milionë denarve ose 7.7 miliardë euro, me rritje prej 5.5 në dallim me të ardhurat që i kanë pasur këto kompani në vitin 2011.
Në 200 kompanitë më të mëdha në Maqedoni, punojnë 62.931 persona, që është 9.67 për qind e totalit e të punësuarve në Maqedoni, që tregon se kompanitë e vogla dhe të mesme, e jo të mëdha, janë ato të cilat më së shumti hapin vende të reja të punës.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










