Lajme
OKB paralajmëron temperatura edhe më të larta
“Bota duhet të përgatitet për valë të të nxehtit gjithnjë e më intensive”, tha Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (WMO).
Kjo pasi pjesa më e madhe e hemisferës veriore do të jetë nën temperaturat në rritje.
“Këto ngjarje do të vazhdojnë të rriten në intensitet dhe bota duhet të përgatitet për valë më intensive të të nxehtit”, tha John Nairn, një këshilltar i lartë i nxehtësisë ekstreme në WMO, shkruan DW.
Ai është pyetur për lidhjen midis valës aktuale të të nxehtit dhe ndryshimit të klimës.
“Këto nuk janë sistemet tuaja normale të motit të së kaluarës”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Vala e të nxehtit pritet të intensifikohet këtë javë, duke shkaktuar rritje të temperaturave gjatë natës.
Temperaturat mund të çojnë në një rrezik të shtuar të sulmit në zemër dhe vdekjes, paralajmëroi OKB.
“Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes përqendrohet në temperaturat maksimale të ditës, janë temperaturat gjatë natës ato që kanë rreziqet më të mëdha shëndetësore, veçanërisht për popullatat e cenueshme”, u tha në deklaratë, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











