Lajme
OKB: Pandemia ka ngadalësuar migrimin me gati 30%
Pandemia e COVID-19 ka ngadalësuar migrimin me gati 30%, me rreth dy milionë migrantë më pak midis 2019 dhe 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të lëshuar të premten.
Numri i migrantëve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës arriti në 281 milionë në 2020, krahasuar me 173 milionë në 2000 dhe 221 milionë në 2010.
Sipas raportit “Migrimi Ndërkombëtar 2020” nga Divizioni i Popullsisë i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, dy të tretat e migrantëve të regjistruar jetojnë në vetëm 20 vende, me SHBA-së në krye të listës (51 milionë migrantë ndërkombëtarë në vitin 2020), tramsmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Më pas vijnë Gjermania (16 milionë), Arabia Saudite (13 milionë), Rusia (12 milionë) dhe Britania e Madhe (9 milionë).
India kryeson listën e vendeve me diasporën më të madhe në vitin 2020, me 18 milionë indianë që jetojnë jashtë vendit të tyre të lindjes.
Në vitin 2020, numri më i madh i migrantëve ndërkombëtarë banuan në Europë, me një total prej 87 milionë, me Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore që numërojnë secili gati 50 milionë.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












