Lajme
OKB: Nevojitet një plan global vaksinimi
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për “një plan global vaksinimi” kundër COVID-19 në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të KB-së, duke e përshkruar shpërndarjen e deritanishme të tyre si gjerësisht të pabarabartë dhe të padrejtë, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Mposhtja e COVID-19, tani që kemi aftësinë shkencore për ta bërë këtë, është më e rëndësishme se kurrë… por për momentin barazia në ndarjen e vaksinave është testi më i madh moral përpara bashkësisë ndërkombëtare”, vuri në dukje Guterres.
“Ne duhet të sigurojmë që të gjithë, kudo, të mund të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.
Ai i bëri thirrje G20-s për ngritjen e një task force që të hartojë dhe të marrë drejtimin për një plan global vaksinimi, që përfshin kontribute nga industria dhe partnerët ndihmës.
Guterres theksoi se një strategji globale e vaksinimit do t’u shërbente, gjithashtu, interesave të kombeve industriale.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










