Lajme
OKB: Mbi 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina
Mësohet se më shumë se 4 milionë njerëz, ose pothuajse 10% e popullsisë së Ukrainës para luftës janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, tha sot komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, përcjell albinfo.ch.
“Sapo kam mbërritur në Ukrainë. Në Lviv do të diskutoj me autoritetet, OKB-në dhe partnerët e tjerë, mënyrat për të rritur mbështetjen tonë për njerëzit e prekur dhe të zhvendosur nga kjo luftë e pakuptimtë”, shkroi Grandi në Twitter.
Refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë përfshijnë të paktën 203.000 shtetas të vendeve të treta, tha dje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Më shumë se 2.3 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni, ndërsa qindra-mijëra kanë ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë, sipas të dhënave nga OKB-ja.
Grandi e ka quajtur më parë eksodin e refugjatëve nga Ukraina “kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











