Lajme
OKB interesohet për të zhdukurit e Kosovës
Një delegacion i OKB-së po qëndron në Kosovë për të marrë informacione nga dora e parë rreth zhdukjes së kosovarëve gjatë luftës së fundit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e konsideron si nevojë imediate, zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës së fundit, me qëllim të përmbyllet, siç tha ajo, një plagë e rëndë e shoqërisë kosovare. Me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sipas saj, do të vendoset edhe paqja dhe stabiliteti në Ballkan.
Këto komente Jahjaga i ka bërë gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë. Ky delegacion po qëndron në Kosovë për të marrë informacione nga dora e parë rreth zhdukjes së kosovarëve gjatë luftës së fundit dhe përpjekjeve institucionale për zbardhjen e këtyre rasteve.
Presidentja Jahjaga tha se nga përfundimi i luftës, 15 vjet më parë, Kosova vazhdon të përballet me çështjen më të rëndë të mbi 1700 qytetarëve të saj të pagjetur.
Ajo tha se Kosova ka treguar konstruktivitet në çështjen e të zhdukurve, ndërsa theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë nga autoritetet në Serbi që të rrisin shkallën e bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes së fatit të të gjithë të pagjeturve.
“Krahas zbardhjes së fatit të të pagjeturve, duhet të vendoset edhe drejtësia për të gjitha familjet e të pagjeturve”, deklaroi Jahjaga.
Kryesuesi i Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, Airel Dulitzky, tha se qëllimi i këtij misioni faktmbledhës është njohja nga afër me çështjen e të pagjeturve në gjithë rajonin e Ballkanit si dhe sfidat me të cilat përballen vendet që kanë qytetarë të tyre të pagjetur, si pasojë e konflikteve të armatosura.
Ai tha se qëndrimi i OKB-së është që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit të cilët kanë kaluar nëpër konflikte të armatosura, drejtësia të jap fjalën e saj dhe viktimat e familjarët e tyre të gëzojnë përkujdesjen e shoqërisë.
Ky delegacion i OKB-së është takuar edhe me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Kryesuesi i Komisionit kosovarë për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj tha se përkundër angazhimit dhe rezultateve të arritura, Kosova ka nevojë për intensifikim të angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithë akterëve të përfshirë në procesin e ndriçimit të edhe 1711 personave, që vazhdojnë të jenë të evidentuar si të zhdukur, të luftës.
Po ashtu, Gjetaj, potencojë përkushtimin e institucioneve të Kosovës, në ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, gjinore, etj, si dhe angazhimin institucional në krijimin e një bazë të mirëfilltë ligjore në përpjekjen institucionale për një trajtim më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve të personave të zhdukur.
Gjatë takimit, para të pranishmëve u potencua edhe njëherë kërkesa që pala serbe të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim në hapjen edhe të lokacioneve tjera të dyshuara si varreza të mundshme masive, në veçanti tani pasi gjetjet e mbetjeve mortore në Rudnicë, të Rashkës, kanë konfirmuar ekzistimin e varrezave masive në territorin e Serbisë.
Njëkohësisht, Gjetaj kërkojë që bashkësia ndërkombëtare të shtojë trysnin ndaj palës serbe që të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











