Lajme
OKB: Asnjë rritje rrezatimi në Iran pas sulmeve të SHBA-së
Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore në Iran, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) ka bërë të ditur se nuk ka vërejtur ndonjë rritje të niveleve të rrezatimit në terren, transmeton albinfo.ch.
“Pas sulmeve në tre objektet bërthamore në Iran… IAEA mund të konfirmojë se deri më tani nuk është raportuar që në këto objekte ka rritje të rrezatimit”, thuhet në një deklaratë të publikuar në platformën X nga agjencia e OKB-së me seli në Vjenë.
Zyrtarët e agjencisë thonë se po monitorojnë situatën nga afër dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj përdorimit të forcës nga SHBA-ja, duke e cilësuar situatën si “jashtëzakonisht të rrezikshme”.
“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, tha Guterres përmes një postimi zyrtar në X.
Ai theksoi se “nuk ka zgjidhje ushtarake” për këtë krizë dhe bëri thirrje për kthim urgjent në rrugën e diplomacisë.
Këto deklarata vijnë në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të lartë pas vitesh, pas goditjes së tre objekteve strategjike bërthamore në Iran nga forcat amerikane. Deri më tani, nuk ka informacione për viktima civile në zonat përreth, por shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm mbeten të larta, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












