Lajme
OEK-u kërkon ndihmë për bizneset e dëmtuara nga bora
Kompanitë e dëmtuara nga reshjet e borës në Komunën e Pejës janë vizituar nga zyrtarët e Odës Ekonomike.
Ata kanë parë nga afër dëmet që janë shkaktuar gjatë rrënimit të kulmeve të objekteve të ndërmarrjeve, kompanive.
Gjatë vizitës së ndërmarrjes “MERKOM”, ku u pritën nga pronari i saj, Arif Elshani, përfaqësuesit e biznesit kanë parë nga afër dëmet e shkaktuara në këtë kompani.
“Përveç rrënimit të hallave, dëme kishin pësuar edhe pajisjet që gjendeshin në ato halla dhe disa vetura e mjete transportuese”, thuhet në kumtesën e OEK-ut.
Po ashtu fat të njëjtë kishte edhe ndërmarrja për përpunimin e qumështit, lëngjeve të pijes, kafesë dhe sfungjerëve “Devolli Group”, së cilës pothuajse i tërë kati i katërt i ishte rrënuar.
“Përveç prodhimeve finale dhe lëndës së parë, dëme kishin pësuar edhe pajisjet e tjera teknike. Pronari i kompanisë, Shkëlqim Devolli, theksoi se ka frikë që dëmet do të jenë edhe më të mëdha pas fillimit të shkrirjes së borës, e cila vërtet ishte afro 2 metra lartësi”, thuhet në kumtesë.
Në fabrikën “Birra Peja” përfaqësuesit e OEK-ut kanë vërejtur një mobilizim të tërë stafit për të hequr borën nga çatitë e kësaj fabrike. Kësaj fabrike i është rrënuar çatia prej afro 500 metrash katrorë.
“Nën këto rrënime gjendeshin edhe një numër goxha i madh i veturave qoftë për transport të udhëtarëve, qoftë për transport të mallrave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse. Menaxheri Sebastjan Grgeta theksoi se me gjithë vështirësitë, prodhimi vazhdon me temp të njëjtë, por frikën më të madhe e ka nga paralajmërimet meteorologjike se të shtunën do të fillojë të bjerë shi dhe ajo mund të jetë një pengesë shtesë”, thotë OEK-u.
Sipas kumtesës dëme të theksuara materiale kanë përjetuar edhe kompanitë e tjera në këtë komunë, e në veçanti kompania ETC dhe “Elkos Group”.
“Është koha kur edhe institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare duhet të bëjnë më tepër për t’u dalë në ndihmë këtyre bizneseve, sepse ata e meritojnë këtë se falë kontributit të tyre kemi buxhet, punësim, mirëqenie sociale, promovim të vlerave etj”, thuhet në kumtesën e OEK-ut.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










