Lajme
OEAK, deklarohet në mbështetje të biznesit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkon nga KEK-u, që të vazhdojë me furnizimin me prioritet për bizneset e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar me paralajmërimet e fundit për heqjen e furnizimit të privilegjuar me energji elektrike për konsumatorët afaristë të përfshirë në kategorinë “A+”.
“Në rrethana kur Kosova rangohet në vend jo të favorshëm për bërje të biznesit në shumë raporte ndërkombëtare, përfshirë edhe raportin e Bankës Botërore për bërje të biznesit, është me rëndësi që kjo situatë të mos përkeqësohet edhe më tej”, thuhet në reagimin e OEAK-së.
Bizneset e Kosovës për vite të tëra janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta, si rezultat i problemeve të shkaktuara nga furnizimi jo i qëndrueshëm me energji elektrike.
Sipas Odës Amerikane…, më shqetësuese është se këto vështirësi e rëndojnë në mënyrë të veçantë sektorin e prodhimtarisë, për shkak se makineritë prodhuese kërkojnë një furnizim stabil, përndryshe dëmet që mund të shkaktohen janë të paparashikueshme si në aspektin material ashtu edhe në atë financiar.
“Prandaj Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kërkon nga KEK-u, që të vazhdojë me furnizimin me prioritet për bizneset e Kosovës të cilat paguajnë për energjinë e konsumuar në avans. Ne u bashkohemi shoqatave të tjera të biznesit të cilat mbështesin secilin veprim të ndërmarrë nga institucionet përkatëse të cilat kanë për synim krijimin e kushteve më të mira për operimin e bizneseve të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€