Kosova
OEA: Deputetët të mos e votojnë lejimin e veturave të vjetra
"Një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda”
Oda Amerikane ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mos e aprovojë lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Oda Ekonomike Amerikane njofton se u ka dërguar të gjithë deputetëve një shkresë, duke shprehur shqetësimet e saj lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
“Ndryshimi i këtij ligji do të rriste nivelet e ndotjes, të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të kaluar, krijojnë shqetësime për qytetarët. Implikimet e tilla në mjedisin rrethues do të kishin implikime edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda”, thuhet në reagim.
Oda Ekonomike Amerikane shpreh edhe një herë besimin e saj të fuqishëm se joefikasiteti i automjeteve të vjetra do të minimizonte çfarëdo përfitimi afatshkurtër që do të mund të gjenerohej nga lejimi i importit të veturave të tilla.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










