Kosova
Oda Amerikane: Të hiqen masat që kufizojnë importet nga Serbia
Së fundmi, Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë masat që kufizojnë importet nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Referuar një deklarate për media të martën, me këtë vendim po pengohen “interesat komerciale ndërkombëtare, përmes kufizimit të qarkullimit të mallrave nga markat e njohura botërore”.
Oda Amerikane ka thënë se ndikimi i këtij vendimi po prek në masë të madhe kompanitë ndërkombëtare, përfshirë ato nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas të dhënave zyrtare të shqyrtuara nga Oda Amerikane, “importet nga kompanitë me pronësi të konsiderueshme amerikane kanë rënë me mbi 39% krahasuar me vitin 2022, duke theksuar ndikimin e konsiderueshëm që masat aktuale të Qeverisë së Kosovës kanë mbi ndërmarrjet ndërkombëtare”.
“Të dhënat zbulojnë një realitet të zymtë; importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen me një ritëm alarmues. Për më tepër, çdo pengesë për tregtinë, si ky ndalim, ka ndikuar pashmangshëm në rritjen e çmimeve të konsumit, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve të Kosovës. Aq më tepër, në rrethana kur Kosova tashmë ka hequr ndalesën për importin e lëndëve të para dhe produkteve gjysmëfinale nga Serbia, është e pakuptimtë dhe ironike që të mbahet në fuqi masa e cila ndalon importin e mallrave që përbëjnë interesa komerciale ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Oda Amerikane ka thënë se normalizimi ekonomik Kosovë-Serbi “kapërcen interesat bilaterale”.
“Duke qenë vazhdimisht avokuese për politika të hapura dhe të balancuara tregtare, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon veprime të shpejta dhe vendimtare që do të mbështesin rritjen ekonomike, prosperitetin dhe harmoninë rajonale”, thuhet në deklaratë.
Qeveria pati vendosur t’i ndalë importet nga Serbia si masë ekonomike pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit, nga forcat serbe para disa muajsh.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












