Lajme
OBSH: Varianti “Delta plus” i coronavirusit, rrezik i ri
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të premten se varianti Delta i coronavirusit është identifikuar në të paktën 85 vende të botës dhe “është më ngjitës krahasuar me variantet e tjera të identifikuara deri më tani”.
Ai shtoi se ky variant po përhapet me shpejtësi në mesin e personave të pavaksinuar.
“Ndërsa disa vende po lehtësojnë masat e shëndetin publik dhe të distancimit fizik, kemi filluar të shohim rritje të infeksioneve në gjithë botën”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Është mjaft e thjeshtë: sa më shumë infeksione, më shumë variante”.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo gjë e bën edhe më urgjente përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion për të parandaluar infeksionet.
Ndërkohë zyrtarët e shëndetësisë thonë se një mutacion i ri i variantit Delta të coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi, është shfaqur në pothuajse 12 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe.
Autoritetet druhen se varianti “Delta plus” mund të jetë edhe më ngjitës se varianti Delta. Shkencëtarët sapo kanë nisur ta studiojnë llojin e ri. /VOA/
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













