Lajme
OBSH: Ulen infektimet me COVID dhe vdekjet
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të reja të raportuara me COVID-19 në mbarë botën u ul me gati një të katërtën javën e kaluar.
Agjencia shëndetësore e OKB-së me bazë në Gjenevë tha në një raport javor se rreth 5.59 milionë raste u raportuan midis 11 dhe 17 prillit, 24% më pak se në javën e kaluar. Numri i vdekjeve të raportuara ra me 21%.
Agjencia tha se “këto tendenca duhet të interpretohen me kujdes, pasi disa vende po ndryshojnë në mënyrë progresive strategjitë e tyre të testimit, duke rezultuar në një numër më të ulët të përgjithshëm të testeve të kryera dhe rrjedhimisht në numër më të ulët të rasteve të zbuluara”.
Vendet me numrin më të lartë të rasteve të raportuara javën e kaluar ishin Koreja e Jugut me më shumë se 972,000, Franca me mbi 827,000 dhe Gjermania me më shumë se 769,000.
Numri më i lartë i vdekjeve të reja u raportua nga SHBA-ja, me 3,076, Rusi me 1,784 dhe Koreja e Jugut me 1,671.
Në total, deri më tani janë raportuar më shumë se 502 milionë raste të COVID-19 dhe afro 6.2 milionë vdekje të lidhura me koronavirusin.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













