Lajme
OBSH u sugjeron shteteve të rivendosin masat anti-Covid
“Pandemia e Covid-it është larg fundit”
Kjo është nënvizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila, për t’iu përgjigjur pikut të ri të infeksioneve, fton qeveritë të “vlerësojnë rivendosjen e kufizimeve”. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se është “i shqetësuar”, sepse “rastet vazhdojnë të rriten, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe vdekjet janë papranueshëm të larta”. Virusi, shton ai, “mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.
“Me rritjen e transmetimit të Covid dhe shtrimeve në spital, qeveritë duhet të zbatojnë masa të provuara, si përdorimi i maskave, ventilimi i përmirësuar dhe testimi”, shpjegon Ghebreyesus.
“Unë u bëj thirrje qeverive të rishikojnë dhe përshtatin rregullisht planet e tyre të reagimit ndaj Covid-19 bazuar në epidemiologjinë aktuale dhe gjithashtu shfaqjen e mundshme të varianteve të reja”, apeloi kreu i OBSH-së, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
“Qeveritë duhet të punojnë gjithashtu për të rikthyer mbikëqyrjen, testimin dhe të ndajnë efektivisht antiviralët”, shtoi ai.
Më tej kreu i OBSH-së njoftoi se numrat e vdekjeve janë shumë të larta, çka tregon se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
“Jam i shqetësuar se rastet e Covid vazhdojnë të rriten, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësorë dhe se vdekjet janë në mënyrë të papranueshme të larta, Komiteti i urgjencës është mbledhur të premten dhe ka arritur në përfundimin se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thekson OBSH.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











