Lajme
OBSH tregon pasojat që la Covid-19
Pandemia e Covid-19 mbaroi, por ajo la pas një sërë mësimesh edhe për vendet më të industrializuara. Nisur nga kjo, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë në pah se në rastet e emergjencave shëndetësore komunikimi i riskut dhe përfshirja e komunitetit është i rëndësishëm.
Për Leonardo Palumbon, Specialist i Angazhimit të Komunitetit në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, përgjigjet ndaj emergjencave të udhëhequra nga komunitetet nuk kanë qenë kurrë më të ndjeshme në axhendën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe autoriteteve shëndetësore se sa gjatë pandemisë COVID19.
“Angazhimi i komunitetit është shumë i rëndësishëm, sepse në rastet e emergjencave, komuniteti është i pari që përgjigjet, dhe njëkohësisht ne pamë që komuniteti ka burime që mund t’i aktivizojë gjatë një emergjence shëndetësore, për të komunikuar me grupet e synuara më në nevojë të popullsisë”,-tha Leonardo Palumbo specialist i angazhimit të komunitetit në zyrën rajonale të OBSH transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë work -shop ne do diskutojmë dhe ndërhyrje të reja që mund të propozohen për të angazhuar komunitetin për përgjigjen ndaj emergjencave”, tha Marjeta Dervishi specialiste ISHP
Megjithatë ekspertët sigurojnë se nuk ka vend për panik, dhe se angazhimi OBSH në përgatitjen e strukturave në përgjigje të emergjencave nuk do të thotë se jemi para një tjetër pandemie.
“Obsh ka si qëllim të na tregoj që ne duhet të jemi parapërgatitur për të përballuar një emergjencë dhe kjo e nisur dhe nga pandemia që kaluam nga Covid-19”, tha Marjeta Dervishi specialiste ISHP.
Zyra e OBSH-së në Shqipëri, me mbështetje teknike nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën ka zhvilluar në Tiranë një trajnim dy ditorë me ekipin për komunikimin e rrezikut për rëndësinë e angazhimit të komunitetit në përgjigj të emergjencave të së ardhmes.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











