Lajme
OBSH: Thirrje njerëzve të mos bëjnë panik për variantin Omicron
Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve të premten që të mos bëjnë panik për shfaqjen e variantit të koronavirusit Omicron dhe tha se ishte shumë herët për të thënë nëse vaksinat do të duhej të ripunoheshin.
Soumya Swaminathan tha se ishte e pamundur të parashikohej nëse Omicron do të bëhej variant dominues.
Omicron ka fituar terren në Azi, Afrikë, në SHBA, Amerikë Latine, në Lindjen e Mesme dhe Evropë dhe ka arritur te shtatë prej nëntë provincave në Afrikën e Jugut, ku u idenfitikua për herë të parë.
Swaminathan tha se Omicroni “është shumë i transmetueshëm” dhe citoi të dhëna nga Afrika e Jugut që tregonin se numri i rasteve dyfishohej çdo ditë.
“Sa duhet të jemi të shqetësuar? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, të mos bëjmë panik, sepse jemi në një situatë ndryshe nga një vit më parë”, tha ajo.
“Delta përbën 99 për qind të infeksioneve në mbarë botën. Ky variant do të duhej të ishte më i transmetueshëm për të dalë jashtë konkurrencës dhe do të bëhej dominues në mbarë botën. Është e mundur, por nuk është e mundur të parashikohet”.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha se nuk kishte prova për të mbështetur një ndryshim në vaksinat për t’i përshtatur ato sipas Omicron.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











