Lajme
OBSH: Të mos i hedhim poshtë sakrificat e 2020-ës përballë COVID-19
Në këtë periudhë pandemie, miliona persona kanë bërë sakrifica që të thyejnë zemrën duke hequr dorë për të parë të afërmit e tyre për Krishtlindje, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mesazhin e tij të publikuar dje në mbrëmje.
“Ndërkohë që 2020 po përfundon, kjo pandemi historike ka penguar shumë prej nesh të festojnë ashtu si do të donim”, nënvizoi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Përkundrazi, qindra miliona njerëz sot bëjnë sakrifica që të thyejnë zemrën duke mos u bashkuar me familjet e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë transmetimin e virusit”, ndërsa të tjerët do të ulen në një tryezë, ku do të mungojë fytyra familjare e një të afërmi të larguar nga jeta si pasojë e koronavirusit, raporton ATSH, përcjell Albinfo.ch.
“Në gjithë botën, gjatë këtij viti të tmerrshëm, ne kemi parë sakrificat e bëra nga kaq shumë njerëz për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Ne nuk duhet t’i hedhim poshtë këto sakrifica”, theksoi ai.
“Pavarësisht të gjitha këtyre humbjeve, ne ende kemi shpresë. Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë më në fund nga kjo tragjedi. Por do të duhet kohë që e gjithë bota të vaksinohet”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











