Lajme
OBSH: Sëmundjet e zemrës, shkaktarët kryesore të vdekshmërisë
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët kryesore të vdekshmërisë në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se ndër faktorët kryesorë të rrezikut janë dieta jo e shëndetshme, pasiviteti fizik, përdorimi i duhanit dhe alkoolit.
E kur flasim për dietat, ekspertët e Shëndetësisë Botërore fajësojnë yndyrnat trans, të cilat prodhohet në mënyrë industriale nga hidrogjenizimi i pjesshëm i çdo vaji të lëngshëm, dhe gjenden kryesisht në ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme, por gjithashtu gjendet natyrshëm në mish dhe produkte qumështi nga kafshët ripërtypëse.
Më shumë se 278.000 vdekje çdo vit në nivel global mund t’i atribuohen marrjes së yndyrës trans të prodhuar në mënyrë industriale, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Yndyrnat trans bllokojnë arteriet, duke rritur rrezikun e sulmeve në zemër dhe vdekjeve.
Tashmë është e faktuar se marrja e lartë e yndyrave trans rrit rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 34%, vdekjet nga sëmundjet koronare të zemrës me 28% dhe sëmundjet koronare të zemrës me 21%.
Ndërsa objektivi ambicioz i vendosur nga OBSH në 2018-ën për të eliminuar plotësisht yndyrnat trans nga furnizimi global i ushqimit deri në fund të vitit 2023 nuk u arrit. Shqipëria është një ndër vendet që ka ende përdorim të gjerë të yndyrnave trans, e kjo lidhet edhe me numrin e lartë të vdekjeve akute nga zemra.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












