Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Rreziku nga Covid-19 mbetet i lartë
Botën e pret një rrugë e gjatë për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kreu i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se rreziku nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, mbetet i lartë “në nivel kombëtar, rajonal dhe botëror”.
“Ajo që ne të gjithë i frikësohemi është hyrja në një cikël të keq të shëndetit publik dhe katastrofave ekonomike në raste se masat e izolimit janë lehtësuar pa e pasur aftësinë për të zbuluar shpërthime të reja të përhapjes së virusit”, tha Ryan.
Qeveritë në të gjithë botën janë duke u përpjekur të rihapin ekonomitë e tyre ndërsa ende përballen me përhapjen e virusit, i cili ka infektuar 4.29 milionë njerëz në të gjithë botën.
Komisioni Evropian tha se do të propozojë hapjen graduale të kufijve të BE-së, për t’i dhënë shtytje industrisë së turizmit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
Por, ekspertët e shëndetit publik thonë se nevojitet kujdes për të shmangur shpërthimet e reja të epidemisë.
“Ne duhet ta mbajmë në mendje se do të marrë ca kohë për të dalë nga kjo pandemi”, tha Maria van Kerkhove, një epidemiologe e OBSH-së,përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










