Lajme
OBSH paralajmëron presion ekstrem mbi spitalet evropiane
Parashikohet se do të ketë presion të lartë ose ekstrem në kapacitetet spitalore në 25 vende evropiane dhe presion të lartë ose ekstrem në njësitë e kujdesit intensiv në 49 nga 53 vendet anëtare, nga tani deri më 1 mars 2022, paralajmëroi sot OBSH, që ka parashikuar që totali i vdekjeve të kalojë 2,2 milionë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Për të ndryshuar këtë prirje dhe për të qenë në gjendje të “jetojmë me virusin” është e nevojshme të ndiqet një qasje “vaksinë +”, pra të merren vaksinat standarde dhe doza përforcuese”, shpjegoi OBSH, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Organizata rekomandon, gjithashtu, përfshirjen e masave paraprake në zakonet tona të përditshme, veshjen e maskave, larjen e duarve, ventilimin e hapësirave të mbyllura, ruajtjen e distancës sociale dhe teshtitjen në kthesën e bërrylit.
Rajoni evropian mbetet në kontrollin e pandemisë COVID-19. Javën e kaluar, vdekjet që i atribuohen COVID-19 u rritën me 4 200 në ditë, duke dyfishuar shifrën prej 2 100 deri në fund të shtatorit.
Ndërkohë, shuma e vdekjeve nga koronavirusi ka kaluar shifrën 1,5 milionë në 53 vendet e rajonit.
“Sot, COVID-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë dhe Azinë Qendrore”, shkruan OBSH në një deklaratë.
OBSH parashikon se deri në mars të vitit 2022 do të ketë gjithsej dy milionë vdekje nga koronavirusi në Evropë, nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









