Futboll
OBSH: Finalja e Euro 2020 mund të përhapë më tej COVID-19

Mungesa e masave kundër përhapjes së COVID-19 në ndeshjen dhe aktivitetet kushtuar finales së Euro 2020 është konsideruar “shkatërrimtare” nga një prej drejtueseve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Maria Van Kerkhove, epidemiologe e sëmundjeve infektive dhe Drejtuese Teknike e OBSH-së për pandeminë e COVID-19, shkroi me zemërim në Twitter të dielën për skenat me grumbullime të shumta tifozësh para dhe gjatë ndeshjes të së dielës Angli-Itali.
Rreth 60,000 tifozë anglezë dhe italianë ishin prezent në stadiumin Wembley të Londrës për të parë ndeshjen. Shumica prej tyre nuk kishin maska dhe nuk patën mundësi për të respektuar distancën fizike.
Van Kerkhove ka shprehur shqetësimin se ky event do të rrisë përhapjen e COVID-19, duke përfshirë variantin më ngjitës të virusit, Delta.
“A duhet të kënaqem duke parë se si po ndodh përhapja [e COVID-19] para syve të mi?”, shkroi në Twitter Kerkhove, duke i përshkruar skenat si “shkatërruese”.
“Pandemia COVID-19 nuk e ka marrë pushim sot. Varianti COVID-19 Delta mund të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar, në mjedise të mbushura me njerëz, të pamaska, duke bërtitur dhe kënduar”, vijoi Van Kerkhove.
Britania e Madhe po përjeton një valë infeksionesh me COVID-19 për shkak të variantit të ri Delta, i pikasur fillimisht në Indi.
Gjatë kampionatit evropian qeveria gjermane kërkoi nga UEFA që të rishikonte vendimin për t’i zhvilluar ndeshjet me kapacitet të madh spektatorësh.
Pavarësisht shqetësimeve, kryeministri britanik, Boris Johnson, konfirmoi vendimin për të lejuar spektatorët me treçerekun e kapaciteteve, ndërsa më 19 korrik ai ka paralajmëruar heqjen e masave kufizuese./euronews
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?