Lajme
OBSH me thirrje për mbrojtje nga Lija e Majmunit: Kufizoni partnerët
Sipas OBSH-së, burrat që bëjnë seks me burra janë në rrezik më të lartë të infeksionit tani për tani nga lija e majmunëve.
Rreth 99% e rasteve janë te meshkujt dhe të paktën 95% e atyre pacientëve janë meshkuj që bëjnë seks me meshkuj të tjerë, sipas zyrtarit të OBSH-së, Rosamund Lewis.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se burrat që bëjnë seks me burra duhet të konsiderojnë kufizimin e partnerëve të tyre seksualë për të ulur rrezikun e infektimit dhe për të zvogëluar përhapje – kjo sepse shumica e rasteve të konfirmuara së fundmi janë përhapur nëpërmjet marrdhënieve seksuale, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu Ghebreyesus, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp në Gjenevë se 98% e më shumë se 18,000 rasteve të fundit të lisë së majmunëve të raportuara në agjenci ishin mes burrave që flinin me burra të tjerë.
Shefi i OBSH-së u bëri thirrje mediave, autoriteteve të shëndetit publik dhe qeverisë që të luftojnë stigmën dhe diskriminimin, të cilat ai tha se vetëm do të nxisin shpërthimin.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është thelbësore që autoritetet e shëndetit publik të angazhojnë komunitetet e burrave që bëjnë seks me burra për të reduktuar transmetimin e virusit dhe për t’u kujdesur për të infektuarit, duke mbrojtur të drejtat e njeriut duke luftuar stigmën dhe diskriminimin.
Për meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, kjo përfshin për momentin, zvogëlimin e numrit të partnerëve tuaj seksualë, rishqyrtimin e seksit me partnerë të rinj dhe shkëmbimin e detajeve të kontaktit me ndonjë partner të ri për të mundësuar ndjekjen nëse është e nevojshme”, tha Tedros.
Rastet e lisë së majmunëve janë përhapur në 78 vende, sipas OBSH-së, por vetëm pesë vdekje janë raportuar. Rreth 10% e atyre njerëzve të infektuar janë shtruar në një spital për të menaxhuar dhimbjet e tyre ekstreme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










