Lajme
OBSH: Strategji për luftimin e pandemive të reja
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po zhvillon bisedime lidhur me disa rregulla të reja për mënyrën se si luftohen pandemitë. Kjo organizatë synon që deri në maj të vitit 2024 ta ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që do të miratohej pastaj nga 194 vendet anëtare të agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Arritja e një marrëveshjeje të re është prioritet për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë mandatit të tij të dytë pesëvjeçar si kryesues i agjencisë ndërkombëtare të shëndetësisë.
Kjo marrëveshje ka për synim forcimin e mbrojtjes botërore kundër patogjeneve të reja, pasi pandemia COVID-19 la më shumë se 6.5 milionë njerëz të vdekur, sipas OBSH-së.
Agjencia globale e shëndetësisë po përballet me thirrje për reforma pasi një panel i pavarur e përshkroi atë si të “pafuqishme” ndaj COVID-19 shkaku i mundësive të kufizuara për hetimin e përhapjes së virusit dhe koordinimin e masave kufizuese./rel
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









