Lajme
OBSH: Kufizimet e udhëtimit dhe provat e vaksinimit nuk nevojiten më
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht.
OBSH ka publikuar një deklaratë nga takimi i fundit i Komitetit të Emergjencave këtë javë, i dhjeti i tij që nga fillimi i pandemisë, duke diskutuar efikasitetin e ndalimeve të përgjithshme të udhëtimit dhe nëse ato duhet të anulohen.
Në të shkruhet: Ndalimet e udhëtimit “nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në të. Si rezultat, këshilla e re është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të disa vendeve, përcjell albinfo.ch.
Në këtë deklaratë, thuhet se, në vend të ndalimeve të udhëtimit, duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit. Shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit, ndërsa ne përpiqemi të ringjallim industrinë tonë të udhëtimit, thuhet tutje në këtë deklaratë.
Por tani OBSH po pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar. Ajo rekomandon një “qasje të bazuar në rrezik” në vend të kësaj e cila do të përfshinte “heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi dhe/ose kërkesat e karantinës, kur është e përshtatshme”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













