Lajme
OBSH: Kufizimet e ashpra janë të domosdoshme
Kufizimet e ashpra janë “absolutisht të nevojshme” për të ruajtur jetët e njerëzve, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që Evropa përballet me valën e dytë të përhapjes së koronavirusit, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch
Kjo deklaratë vjen ndërkohë që miliona njerëz në kryeqytetet evropiane janë udhëzuar që të jetojnë në masa tejet të ashpra.
Nga e shtuna, shoqërimi në ambiente të mbyllura do të ndalohet në Londër, ndërkohë që ora policore do të zbatohet në nëntë qytete franceze.
Mirëpo OBSH-ja ka thënë se situata nuk është aq e keqe sa ka qenë në mars dhe prill.
Të enjten, Polonia ka shpallur zonat e kuqe ku parashihet mbyllja e shkollave dhe palestrave, duke përfshirë kryeqytetin Varshavën, ndërkohë që Republika Çeke ka thënë se do të ndërtojë spitale të përkohshme për pacientët me koronavirus.
Shkollat në rajonin italian, Kampania, duke përfshirë qytetin Naples, do të mbyllen për dy javë, teksa ky shtet ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus brenda një dite, prej kur ka shpërthyer pandemia.
Koronavirusi është aktualisht shkaktari i pestë i vdekjeve në Evropë, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.
“Është koha të veprojmë. Mesazhi për qeveritë është: mos rrini mbrapa veprimeve relativisht të vogla për të shmangur veprimet e dëmshme që kemi parë në valën e parë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve që të rrisin nivelin e përgatitjeve, duke këshilluar qeveritë që të koordinojnë gjurmimin e kontakteve dhe punën për vaksinim eventual.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











