Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Koronavirusi po merr hov në Afrikë
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pandemia e koronavirusit po merr hov në Afrikë.
Drejtorja rajonale për Afrikën, Matshidiso Moeti, tha se koronavirusi po përhapet përtej kryeqyteteve dhe se mungesa e testeve dhe e furnizimeve po i pengon përgjigjet ndaj tij.
Deri më tani, Afrika ka qenë kontinenti më pak i prekur nga Covid-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.
Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e rasteve të raportuara dhe po përjeton rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në provincat e Kepit Lindor dhe Kepit Perëndimor, tha Moeti në një konferencë në selinë e OBSH-së në Gjenevë.
Ajo shtoi se Kepi Perëndimor duket i ngjashëm me shpërthimet e fundit në Evropë dhe në SHBA.
Moeti tha se Afrika, në total, ka rreth 200,000 raste të të infektuarve dhe 5,000 vdekje.
“Edhe pse këto raste në Afrikë përbëjnë më pak se 3% të totalit global, është e qartë se pandemia është duke marrë hov”, tha ajo.
Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 7.4 milionë njerëz.
Prej tyre, mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 417,000 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











