Lajme
OBSH: Këtë dimër në Evropë mund të vdesin 700 mijë persona nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Evropë mund të vdesin rreth 700,000 persona.
Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin evropian, OBSH-ja tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë.
“Vdekjet e raportuara parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milionë deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, shtoi OBSH.
COVID-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë Evropën, si dhe Azinë Qendrore, raportoi OBSH-ja.
Shtimi i rasteve në Evropë po nxitet nga një kombinim i variantit shumë ngjitës Delta, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit dhe lehtësimit të masave, të tilla si vendosja e maskave dhe distancimi fizik, tha OBSH, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
\\
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












