Lajme
OBSH jep lajmin e keq: Covid, edhe në vitin 2022
Dr Bruce Aylward, zyrtar i lartë në OBSH, tha se kjo do të thotë që kriza e Covid “mund të zvarritet lehtësisht përgjatë vitit 2022”
Pandemia e Covid-19 “do të vazhdojë edhe një vit më shumë se sa duhet”, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Dr. Bruce Aylward, zyrtar i lartë në OBSH, tha se kjo do të thotë që kriza e Covid “mund të zvarritet lehtësisht përgjatë vitit 2022”.
Më pak se 5% e popullsisë së Afrikës është vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 10 milionë vaksina në vendet në nevojë. Ajo ka premtuar një total prej 100 milionë, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch.
Shumica dërrmuese e vaksinave anti-Covid në përgjithësi janë përdorur nga vendet me të ardhura të larta e të mesme. Afrika përbën vetëm 2.6% të dozave të administruara globalisht.
Grupi i bamirësisë për vaksinimin e popullsisë në botë, i cili përfshin Oxfam dhe UNAids, kritikoi Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar për blerjen e vaksinave për popullsinë e tyre përmes Covax, programi global i mbështetur nga OKB për shpërndarjen e drejtë të vaksinave. Nga ana tjetër, OBSH u bëri thirrje vendeve të pasura të ndalin së bëri porosi të vaksinave, në mënyrë që kompanitë prodhuese t’u japin prioritet vendeve më të ardhura të ulëta.
Covax fillimisht synonte të jepte dy miliardë doza vaksinash deri në fund të këtij viti, por deri më tani ai ka dërguar vetëm 371 milionë doza.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












