Lajme
OBSH-ja bën thirrje që të shpërndahen vaksina në vendet e varfra

Në një konferencë për shtyp, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve të pasura të dhurojnë vaksina për vendet e varfra dhe të rishikojnë planet për vaksinimin e fëmijëve. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një takim virtual në Gjenevë se ai e kupton faktin se disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët, por ai ka sugjeruar që kjo të mos bëhet, por ato vaksina të dhurohen për vendet e varfra.
Vlen të theksohet se COVAX është një skemë globale e shpërndarjes së vaksinave në vendet e varfra. Deri më tani, përmes këtij programi janë shpërndarë rreth 60 milionë doza, por procesi ka hasur në vështirë pjesërisht për shkak të kufizimeve të eksportit indian të vaksinës AstraZeneca për shkak të gjendjes epidemiologjike në këtë vend.
OBSH shpreson që më shumë vende do të ndjekin shembullin e Francës dhe Suedisë në dhurimin e vaksinave për COVAX pas imunizimit të popullsisë së tyre prioritare.
Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër vendet që kanë të autorizuara vaksinat për përdorim tek adoleshentët.
Deri më tani, rreth 1.26 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë injektuar në të gjithë botën, por shumica kanë shkuar te njerëzit në vendet e pasura.
Më shumë se 160 milionë njerëz në botë janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe gati 3.3 milionë kanë vdekur, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor