Lajme
OBSH: Covid-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë
COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do të njohë bota, por duhet të investojmë në përgatitjen e kapaciteteve tona për t’u përballur me pandemi të tilla”, është shprehur të shtunën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Deklarata e Tedros erdhi gjatë një fjalimi virtual që shënoi për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë fjalës së tij, kreu i OBSH-së tha se “COVID-19 ka çoroditur botën”, duke lënë “pasoja afatgjata për shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve”, duke shtuar se bota duhet të mësojë nga mësimet e së shkuarës duke qenë më të përgatitur.
“Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetësinë do të dështojë nëse nuk adresohet pika kritike që bashkon humanët dhe kafshët, si dhe krizën ekzistenciale të ndryshimeve klimatike që po e bën tokën gjithmonë e më pak të banueshme. Historia na ka treguar se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit e se epidemitë janë fakt i jetës. Por investimet në shëndetin publik, me mbështetjen e të gjithë qeverive dhe shoqërive për një qasje të përbashkët për shëndetin (One Health), mund të garantojnë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, tha Tedros.
Sipas OBSH-së, qasja “One Health” synon to ndërtojë dhe të implementojë programe, politika, legjislacione dhe hulumtime për përmirësimin e komunikimit midis një sërë sektorësh për arritje më të mëdha për shëndetësinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









