Lajme
OBSH: 780 raste të infektimit nga Lia e majmunit
Shifrat e fundit nuk përfshijnë infektimet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës deri të dielën.
Zyrtarët e OBSH-së paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet joendemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.
Lia e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980.
Ky infeksion transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik.
Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.
Askush nuk ka vdekur në mesin e 780 rasteve të raportuara, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në Kosovë deri më tani ka vetëm dyshime për një rast të lisë së majmunëve, rast ky që është dërguar për testim jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












