Lajme
Objekt për 18 familje shqiptare
Këto familje kanë jetuar për vite të tëra në një strehimore kolektive në lagjen Bair, ndërsa nga sot do të jetojnë nëpër banesa të ndara
Tetëmbëdhjetë familje shqiptare të Mitrovicës së veriut, kanë përfituar nga një projekt i përbashkët i Komunës së Mitrovicës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Mercy Corpsit, i cili u ka mundësuar atyre akomodim në një objekt të përbashkët banimin në lagjen Shipol të Mitrovicës.
Këto familje kanë jetuar për vite të tëra në një strehimore kolektive në lagjen Bair, ndërsa nga sot do të jetojnë nëpër banesa të ndara.
Objekti i adaptuar për banim, i cili u përurua të hënën nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj dhe shefi i projekteve të Mercy Corpsit, Li Norgard, më parë ishte shfrytëzuar nga TMK-ja dhe më pas edhe nga Policia e Kosovës.
Ata u shprehën shumë të kënaqur që kanë mundur të ndihmojnë për krijimin e kësaj mundësie për familjet që kanë jetuar në strehimore.
“Është gëzim për ne të gjithë, meqë duke ju falënderuar ministrisë për Mirëqenie Sociale, por edhe Mercy Corpsit kemi arritur të përmbyllim meremetimin e këtij objekti dhe të shndërrojmë në një objekt ku janë strehuar 18 familje”, tha prefekti i Mitrovicës, Avni Kastrati.
Ndërsa, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të ndihmoj familjet që kanë probleme me strehim si dhe procesin e rindërtimit në veri të Mitrovicës.
“Në bashkëpunim me kryetarin dhe Mercy Corpsin kemi arritur ta adaptojmë këtë objekt për banim. Edhe në të ardhmen Qeveria e Kosovës do të intervenoj për të gjetur strehim”, tha ai.
Edhe Lin Llorgeret nga Mercy Corpsi tha se është veç një projekt prej të shumtave që kanë realizuar me komunën. Është një bashkëpunim i veçantë. Ne do të vazhdojmë edhe në ardhmen”.
Drejtori për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Faik Prekazi tha se vlera e përgjithshme e investimit për adaptimin e objektit në Shipol, ku më herët ishte shfrytëzuar nga TMK-ja dhe mandej policia është afër 120 mijë euro.
Sipas tij, prej tyre 70 mijë euro i ka siguruar Mercy Coropsi, 25 mijë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe 20 mijë Komuna e Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













