Të tjera
NZZ: Paqja në Ballkan e rrezikuar nga ambiciet për Serbinë e Madhe

Paqja në Ballkanin Perëndimor është e rrezikuar nga ambiciet e vazhdueshme për të formuar një Serbi të Madhe. Çelësi i paqes në Ballkanin Perëndimor qëndron në Distriktin e Brckos. Kjo është “thembra serbe e Akilit”, shkruan gazeta e përditshme zvicerane në gjuhën gjermane, Neue Zürcher Zeitung.
Në një shkrim me titullin ”Si mund ta parandalojë BE-ja Serbinë e Madhe me disa qindra ushtarë”, autori Alexander Rothert shkruan se si kreu i Republika Srpskas në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, po tenton të krijojë forca ushtarake paralele.
Që nga 21 nëntori 1995, termi Dejton ka treguar një lloj të veçantë diplomacie – të gjithë pjesëmarrësit ishin mbyllur derisa të arrijnë një marrëveshje. Kështu shkruante ‘arkitekti’ i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, ambasadori Richard Holbrooke, në librin e tij Misioni im, i vitit 1998. Përpjekjet e palodhura diplomatike të Holbrooke, së bashku me bombardimet e NATO-s ndaj pozicioneve serbe, i dhanë fund luftës gati katërvjeçare në Bosnjë e Hercegovinë, shkruan NZZ.
Rothert ka hulumtuar ngjarjet në ish-Jugosllavi dhe ka punuar për Institutin Otto Zur (OSI), Institutin e Europës Lindore (OEI) si dhe për misione të ndryshme ndërkombëtare. Duke qenë kështu, ai kujton se edhe sot, paqja në Ballkanin Perëndimor është në rrezik të madh, dhe jo thjesht e brishtë. Sipas tij, kjo ka të bëjë me përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta realizuar projektin e krijimit të Serbisë së Madhe, të nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq, transmeton express, përcjell albinfo.ch.
Ai plan, siç shkruan Rothert, mbështetet në “Botën Ruse” të Vladimir Putinit dhe tani quhet “Bota Serbe”. Protagonisti kryesor i tij është shefi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.
Vulin, i cili së fundmi është sanksionuar nga SHBA-ja për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të BeH, Millorad Dodik kanë marrë pjesë në një “forum sigurie” në Rusi.
Dodiku po armatoset
Alexander Rothert e përshkruan Dodikun si “pushtetin kryesor aktiv të Beogradit në Ballkanin Perëndimor”. Ai përmend edhe mirënjohejn “Urdhri i Meritës” që ia dha Putinit në shenjë mirënjohjeje.
NZZ citon Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 2022, e cila thotë se “situata në rajonin e ish-Jugosllavisë vazhdon të përbëjë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Një nga arsyet për këtë janë përpjekjet e Dodikut për të ndërtuar forca ushtarake paralele. Nëse shikoni paradën ushtarake vjetore anti-kushtetuese me rastin e themelimit të Republikës Srpska më 9 janar, mund të ndjeni se numri i anëtarëve të atyre forcave është tashmë i konsiderueshëm: në atë kohë, deri në 2,000 anëtarë të armatosur rëndë të grupeve paraushtarake dhe policë specialë marshuan, të ndjekur nga dhjetëra automjete të blinduara dhe helikopterë, theksohet në artikull.
Armatosja e njësive të tij paraushtarake nga Dodiku, shkon paralelisht me armatosjen masive të forcave të armatosura serbe, gjë për të cilën Vuçiq është përpjekur prej disa vitesh.
Brçko si “thembra e Akilit”
Qyteti në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës është “thembra e Akilit” e strategëve serbë, vlerëson Rothert dhe kujton se “Bota Serbe” nuk do të ishte e mundur pa kontrollin e Brçkos.
Një prani ushtarake ndërkombëtare e armatosur fuqishëm në Brçko mund t’i kundërvihej çdo aventure pa shkrepur asnjë plumb. Do të ishte e rëndësishme që njësitë të zhvendosen në Brçko sa më shpejt të jetë e mundur. Në rast të shpalljes së pavarësisë, njësitë e Dodikut fillimisht do ta merrnin dhe do ta pushtonin Brçkon, beson autori i tekstit në NZZ.
Një gjë duhet të jetë e qartë: kurrë nuk ka pasur lëvizje paqësore kufitare në Ballkan. Kontrolli ushtarak i distriktit të Brçkos nga forcat ndërkombëtare – qoftë EUFOR-i apo NATO, që ende ka një mision në BeH dhe drejtohet nga një gjeneral amerikan – është një parakusht për paqe të qëndrueshme brenda dhe rreth Bosnjës në Ballkanin Perëndimor, shton ai.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa kohë që janë në pushtet secesionistët dhe politikanët që punojnë për ta shkatërruar shtetin, si Millorad Dodik. Me ‘opsionin Brçko’, BE-ja mund të arrijë fitimin maksimal me investime shumë të kufizuara, përfundon shkrimi i NZZ.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë