Lajme
I nxisin kosovarët për migrim: “Paguaj 30 euro merrni 500”
Kompanitë turistike i nxisin kosovarët që të hipin në autobus, të paguajnë 30 euro biletën e kur të kthehen shteti austriak, sipas tyre, ua kompenson kthimin me nga 500 euro
Një fushatë mashtruese me moton “paguani 30 euro dhe do të merrni 500 euro”, është lansuar nga kompanitë e autobusëve në Kosovë. Sipas njoftimeve, kompanitë i nxisin kosovarët që të hipin në autobus, të paguajnë 30 euro biletën e kur të kthehen shteti austriak, sipas tyre, ua kompenson kthimin me nga 500 euro.
Kjo fushatë e reklamave për udhëtim në Austri ka shtyrë ministren e Punëve të Brendshme të këtij shteti, Johanna Mikl-Leitner, që ta zhvillojë një turneu diplomatik në Ballkanit, veçanërisht në Kosovë.
Me autoritetet në Prishtinë, ajo do të diskutoj për çështjen e azilkërkuesve, njofton gazeta vjeneze, “Kronen Zeitung”.
Kompanitë e autobusëve i ftojnë qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë për në Austri dhe të aplikojnë për azil.
E nëse një aplikanti që i është mohuar azili, vullnetarisht largohet nga Austria, ka të drejtë të merr një ndihmë financiare prej 500 eurosh, transmetojnë mediet lokale në Kosovë. Ndërsa thuhet se gjatë kthimin refugjatët nuk i marrin 500 eurosh, por rreth 50 euro.
Ndryshe, vitin e kaluar, 1901 persona nga Kosova kanë aplikuar për azil në Austri, ndërsa këtë vit tashmë ky numër ka arritur në 535.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









