Lajme
Nxirret nga tregu mjalti “King’s Honey”
Mjalti “King’s Honey” i kompanisë "Tiger Trade” është nxjerrë nga shitja në Kosovë pas dyshimit se ka elemente të rrezikshme për shëndetin e njeriut
Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale i ka rekomanduar Agjencisë së Ushqimit (AVUK) që ta ndalë importin dhe ta nxjerr menjëherë nga tregu mjaltin “King’s Honey” të kompanisë ‘Tiger Trade” pas dyshimit se ky lloj mjalti përmban një lloj mbidoze të dëmshme për organizmin e njeriut.
Ky produkt është ndaluar në Kroaci gjatë muajit gusht, si i dyshuar që ka përbërës të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Ndërsa KPress mëson se një produkt i tillë po gjendet akoma në raftet e farmacive në Prishtinë.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se kanë marrë vendim për ta nxjerrë këtë produkt nga tregu.
Lamir Thaçi është zëdhënës për informim në AUV. Ai thotë se kanë urdhëruar importuesin që të tërheqë produktin derisa të vërtetohet siguria e tij.
“Ne e urdhërojmë edhe importuesin që përmes distributorëve të vet të gjithë produktin ta tërheqë nga tregu, ta deponojë dhe do të bllombohet nga inspektorët tonë dhe do të priten rezultatet konfirmative të analizave laboratorike që dëshmojnë sigurinë e këtij produkti”, thotë ai.
Ai madje thotë, se nëse vërtetohet dyshimi i bazuar, atëherë mund të nxjerrët edhe vendimi për asgjësimin e të gjitha produkteve në Kosovë nga ky brend i prodhimit.
“Ky importues nuk ka të drejtë të importojë këtë produkt derisa ne të marrim një dokument konfirmativ nga AKPM që garanton sigurinë e këtij produkti ose në të kundërtën vërtetohet dyshimi i bazuar, atëherë mund të nxjerrët edhe vendimi për asgjësimin e të gjitha produkteve që aktualisht janë të importuara në Kosovë|, deklaroi Thaçi.
Zëdhënësi i AVUK thotë se këtu nuk bëhet fjalë për produkte të tjera të kësaj kompanie por vetëm për mjaltin e quajtur “King’s Honey” që ka një mbidozë të një përbërësi i cili nuk është i lejuar të konsumohet.
‘Tiger Trade’ SHPK është përfaqësues ekskluziv i ‘King’s Honey’ për Kosovë e cila në vitin 2013 ka nënshkruar marrëveshje për përfaqësim të këtij produkti që prodhohet në Kinë nga kompania ‘Medivital Pharm’ SDN BHD nga Malajzia. Kjo kompani i ka thënë KosovaPress-it se vitin e kaluar ka marrë lejen e punës nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas tyre, dokumentacioni që kanë dorëzuar në AUV ka përfshirë analizat laboratorike në Kroaci dhe në Kinë.
‘King’s Honey’ është i dedikuar kryesisht për meshkujt mbi moshën 18 vjeçare. Sipas hulumtimeve tradicionale, ndikon në rritjen e ndjenjës seksuale tek meshkujt. Shenjat e para të veprimit shfaqen pas konsumit të parë dhe zgjasin disa ditë. Ky produkt është ndaluar në Kroaci gjatë muajit gusht, si i dyshuar që ka përbërës të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












