Bota
Nxirren trupat e 675 refugjatëve nga Mesdheu
Konsiderohet edhe si një prej tragjedive më të rënda në Mesdhe, ka njoftuar marina italiane, përcjell albinfo.ch

Janë nxjerrë trupat e 675 viktimave që kanë humbur jetën nga mbytja e një anije, që konsiderohet edhe si një prej tragjedive më të rënda në Mesdhe, ka njoftuar marina italiane.
Anija e peshkimit është përmbysur në bregdetin e Libisë në prill të vitit të kaluar. Për arsye logjistike, copat e anijes nuk ka qenë e mundur të nxirren nga shtrati i detit deri para dy javësh, kur ato janë dërguar në Siçili dhe zyrtarët më në fund kanë arritur që të kenë qasje në brendësi të tyre, ku shumë refugjatë kanë mbetur të ngujuar, transmeton albinfo.ch.
Aty marina italiane ka gjetur mbetjet mortore të 458 personave.
Pjesa tjetër janë gjetur më parë në breg të detit, ndërsa numri i plotë i të vdekurve tani është 675.
Dyshohet se anija është kthyer përmbys kur disa njerëz jashtë kabines kanë kaluar të gjithë në njërën anë të saj duke u munduar të tërheqin vëmendjen e një anije tregtare që iu kalonte afër.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti