Kosova
Nxënësve kosovarë u mohohet pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike
Nxënësve të Kosovës u është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike, ka njoftuar Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se Kosova ka tentuar të anëtarësohet në Shoqërinë Matematikore të Evropës Juglindore ( MASSEE), por këto kërkesa janë refuzuar për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë në MASSEE, transmeton Albinfo.ch.
“Më datën 27 mars 2023, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar në MASSEE (The Mathematical Society of South Eastern Europe) për t’ua mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadën Matematike Ballkanike (BMO) nxënësve nga Kosova. Kosova ka tentuar të anëtarësohet në MASSEE edhe më parë por për fat të keq kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë në MASSEE”, thuhet në njoftim.
Shoqata ka njoftuar se ka aplikuar këtë vit në MASSE për pjesëmarrje në BMO me shpresë se Serbia nuk do ta pengojë antarëësimin e Kosovës.
Tutje theksohet Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar këtë vit në MASSE, për pjesëmarrje në BMO, me shpresë se do të respektohet marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Sërbisë, ku saktësisht thuhet se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë rajonale apo ndërkombëtare.
“Por për fat të keq, përfaqësuesit e Serbisë refuzojnë ta respektojnë këtë marrëveshje ani pse Bashkimi Evropian është garantues i zbatimit të saj”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj shoqate.
Në nenin 4 të Plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ndër të tjera parashihet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












