Nxënësit zviceranë (pak) më të mirë sipas PISA-s
Në mesin e 34 vendeve të OECD-së, me të cilat është kryer ky hulumtim, nxënësit zviceranë kanë zënë vendin e 11, me 500 pikë të grumbulluara
Një hulumtim i bërë nga PISA ka nxjerrë nxënësit zviceranë pak më të mirë në lexim krahasuar me hulumtimin e fundit. Në mesin e 34 vendeve të OECD-së, me nxënësit e të cilave është kryer ky hulumtim, nxënësit zviceranë kanë zënë vendin e 11.
Kjo përbën një ngritje të vogë, për gjithsej 3 pikë, në krahasim me hulumtimin e njëjtë, të bërë në vitin 2000. Në vitin e përmendur, nxënësit zviceranë zinin vetëm vendin e 17 sa i përket kompetencës së tyre në të lexuar.
Sidoqoftë, me 500 pikët e tubuara nxënësit zviceranë janë pak mbi mesataren e OECD-së që është 480 pikë dhe më mirë se bashkëmoshatarët e tyre gjermanë.
Me 540 pikë të grumbulluara, Koreja e Jugut i ka marrë vendin e parë Finlandës, që e kishte merituar në hulumtimin e mëparshëm. Në projekt kanë marrë pjesë rreth 470.000 nxënës të moshës 15 vjeçare nga 34 vendet e OECD-së, ku hyjnë vendet me zhvillim të lartë ekonomik.
Ashtu si dhe më parë, vajzat dalin më të suksesshme në aftësinë për të lexuar qartë në krahasim me moshatarët e tyre të gjinisë së kundërt.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









