Gjuha
Nxënësit zbukurojnë prezantimin e librit „Gjergjat në drita përkrenaresh“
Atmosfera e ngrohtë e kësaj mbrëmje letrare me autorin Avni Dehari, padyshim se u atribuohet organizatorëve të cilët, si çdo herë, çdo detaj e organizojnë deri në përkryerje. Prezenca e nxënësve ia shtoi madhështinë edhe më shumë
Flumsi ishte qyteti i radhës, pas gjashtë qendrave të tjera, ku u prezantua libri „Gjergjat në drita përkrenaresh“ i autorit Avni Dehari. Salla e Shkollës së qytetit ishte mbushur me dashamirë të librit, nxënës e prindër të shumtë, që me programin e përgatitur nga LAPSH-i, dhe në bashkëorganizim me Shoqatën „Atdheu“ në Bad Ragaz, Bashkësinë e Mërgimtarëve të Flumsit si dhe Bashkësinë Islame të Flumsit, iu bë pritje e shkëlqyeshme autorit, dhe nder i veçantë kontributit të tij letrar.
Me nga një fjalë përshëndetëse i uruan mirseardhje autorit dhe përurim të mirë, z. Adnan Fazliu, z.Irfan Musliu dhe z.Shkëlzen Avdiu.
Për aq sa zgjati përurimi i librit, i cili u hap me korin e nxënësve që kënduan himnin kombëtar, dhe me 1 minut heshtje për të rënët e kombit, ai u udhëhoq mjaft mirë nga mësuesi, Dr. Vaxhid Sejdiu.
Prezantimet e nxënësve me këngë për vendlindjen dhe lexime fragmentesh nga libri, i dhanë frymë edhe më shumë kësaj ore letrare.
Mbi librin folën Destan Hajdini dhe Dr. Vaxhid Sejdiu, e që e vlerësuan me nota mjaft të larta. Në fjalën e tij prezantuese dhe falënderuese, shkrimtari Avni Dehari tregoi për punën e gjatë si shkrimtar për ta rrumbullakësuar këtë trilogji, për pritjen që po i bëhet nga mërgimtarët në Zvicër si dhe tregoi shkurtimisht idetë mbi dorëshkrimet e rradhës. Ai falënderoi të gjithë të pranishmit, në veçanti uroi që nxënësit të mësojnë sa më shumë, që prindërit t‘i dërgojnë fëmijët në Shkollën Shqipe dhe gjithmonë të jenë të vyeshëm aty ku jetojnë, por të kontribojnë edhe për mëmëdheun e tyre.
Në fund, nxënësit, ashtu sikur prindërit dhe të tjerë të pranishëm, patën mundësinë të pajisen me libra me dedikime nga autori, dhe të fotografohen me autorin.
Atmosfera e ngrohtë e kësaj mbrëmje letrare me autorin Avni Dehari, padyshim se u atribuohet organizatorëve të cilët, si çdo herë, çdo detaj e organizojnë deri në përkryerje. Prezenca e nxënësve ia shtoi madhështinë edhe më shumë. Përurime të tilla të lënë gjithmonë me kokën prapa, dhe sikur të grishin gjithmonë për orë të tjera letrare.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë


















