albinfo.ch
E-Diaspora
Nxënësit e mësimit plotësues prezantojnë kulturën shqiptare
Shkolla shqipe me mësim plotësues në rol të forcimit të Identitetit kombëtar dhe integrimit multikulturor në Zvicër
Në një ditë me diell dhe në një ambient të improvizuar enkas për një festë me qëllim të afrimit të popujve, në Seenhof të Winterthurit të shtunën u mbajt një festë multikulturore. E organizuar nga këshilli i prindërve të shkollës Aussenwachten në Sennhof-it dhe në bashkëpunim me mësimdhënësit e mësimit të gjuhës plotësuese shqipe asaj italiane dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle kjo festë ishte mjaft e pasur me muzikë e me aktivitete argëtuese për të gjithë të pranishmit.
Ishin të pranishëm me specialitetet e tyre pjesëmarrës nga Holanda, Rumania, Filipinet, Maroku, Ukraina, Hungaria, Trojet shqiptare , Turqia etj. Nxënësit e klasave të gjashta u prezantuan me specialitete vendase.
Stenda shqiptare në këtë festës e ishte e organizuar me shumë përkushtim nga prindërit e nxënësve të Seenhof-it . Ajo ishte stolisur me flamuj shqiptarë dhe po ashtu organizatorët ishin kujdesur që të ekspozonin libra dhe informata të shumta mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi, çfarë zgjoi kureshtjen e të pranishmëve. Edhe ushqimet ishin të përgatitura nga prindërit e nxënësve dhe u shpërndanë falas të pranishmëve.
Për programin kulturor artistik ishte kujdesur mësuesja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, Elfete Hasi me nxënësit e saj të komunës së Winterthurit.
Zonja Hasi e emocionuar u shpreh për albinfo.ch se është e vetëdijshme që nxënësit e saj janë edhe bartës të denjë të kulturës, traditës dhe identitetit shqiptar në Zvicër prandaj mundohet që së bashku me ta të jetë e pranishme në këso evenimentesh. Ajo tregoi në vazhdim se nxënësit ishin ata të cilët dëshiruan të marrin pjesë në këtë festë, çfarë ajo e çmon shumë.
Programi në gjuhën shqipe cili ishte përgatitur nën drejtim të mësueses Elfete, përbëhej nga këngë e valle burimore nga të gjitha trojet shqiptare.
Interesim te të pranishmit zgjoi një prezantimi audio vizual i përgatitur nga mësuesja Hasi enkas për këtë festë ku u prezantuan në gjuhën gjermane dhe shqipe të gjitha qytetet kryesore të trojeve shqiptare.
Këngëtarja tashmë e njohur e cila kultivon me pasion këngët burimore shqipe, Ajshe Muriqi- Fetaj, me prezencën e saj e pasuroi këtë program artistik duke interpretuar një këngë folklorike me lahutë.
Grupi nxënësve shqiptarë përfundoi programin e pasur artistik dhe me një valle ftoi të pranishmit të vallëzojnë së bashku. Atyre iu bashkëngjitën një numër i madh i të pranishmëve.
Se mësimi i gjuhës amtare, në këtë rast i gjuhës shqipe është një bazë e rëndësishme edhe e përvetësimit të gjuhëve të huaja është vërtetuar edhe me shumë studime shkencore. Por sipas mësueses Hasi e cila ka një përvojë njëzetvjeçare me mësim plotësues në gjuhën shqipe, vijimi i mësimit plotësuese në gjuhën amtare është edhe një faktor i rëndësishëm i ruajtjes dhe i forcimit të identitetit kombëtar të fëmijëve të cilët po rriten larg atdheut të prindërve të tyre.
Në këtë festë, me një kënd informativ ishte e pranishme edhe qendra Interkulturore për parandalimin e varësive dhe përkrahjen e shëndetit e njohur si FISP me seli në Zürich e cila zgjoi kureshtje dhe interesim te të pranishmit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur


















