Gjuha
Nxënësit e Hanit të Elezit, mikpritës të nxënësve shqiptarë dhe gjermanë
Kështu nxënësit e Hanit të Elezit do të jenë për një ditë mikpritës të nxënësve shqiptarë dhe gjermanë nga shkollat e Gjermanisë
Shkolla Fillore “Ilaz Thaçi” nga Hani i Elezit do të jetë nikoqire e fëmijëve nga Gjermania. Ky ishte rezultati i takimit të kryetarit të Komunës, Rufki Suma me Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë nga Ministria e Diasporës dhe Kemajl Çallakut mësues me nxënësit shqiptarë në Gjermani, njëherit edhe promotor kryesor i këtij projekti, raporton albinfo.ch.
Kështu nxënësit e Hanit të Elezit do të jenë për një ditë mikpritës të nxënësve shqiptarë dhe gjermanë nga shkollat e Gjermanisë.
Kësaj radhe fëmijët e Hanit të Elezit do të jenë ata që para mysafirëve nga Gjermania do të prezantojnë trashëgiminë historike, kulturore dhe artistike të kësaj treve.
Qëllimi parësor është në funksion të lidhjes së fëmijëve, duke i ambientuar me kulturën shqipe dhe të përçojnë mesazhin dhe kujtimet e bukura si një garë kulturore të tipit fëmijët për fëmijët, tha Gashi.
Ky aktivitet pritet të realizohet në fillim të muajit prill.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












