Lajme
‘Nusja xhihadiste’ përdori kredi studenti dhe shkoi të luftonte përkrah ISIS-it
Një e re që shkoi bashkë me djalin e saj të vogël në Siri për t’iu bashkuar ISIS, duke i njohur masakrat e grupit terrorist, thotë tashmë se “pranon se zgjodhi rrugën e gabuar”.
Tareena Shakil kishte përdorur huanë e saj të studentes prej 400 paundë për të blerë biletat drejt luftës në Lindjen e Mesme, për vete dhe djalin 14 muajsh.
Ajo rezervoi fillimisht një javë pushime në Turqi para se të kalonte kufirin në Siri, për të shkuar në bastionin e ISIS, Raka.
Rrjedhimisht pas përfundmit të luftës ajo u kthye në Britani, ku u gjykua dhe dënua me gjashtë vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë terroriste.
Në gjyqin e saj në Birmingham u treguan foto të Shakil, ku ajo pozonte me krenari me automatik AK-47 në njërën dorë dhe me beben në tjetrën. Kësaj të fundit i kishte vënë një kapele me emblemën e ISIS-it.
Në gjykatë u tha se Shakil u kishte shkruar dhe të afërmve të saj duke i inkurajuar të vinin në Siri, teksa shfaqte foto të armëve dhe bashkëshortit të saj në Jemen, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Kësaj jave në një intetvistë Tareena tha: “Isha thjesht dikush që humbi rrugën e saj të jetës, ndoqa një rrugë të gabuar”.
Shakil pranon e kishte dëgjuar për brutalitetin e ISIS, edhe përpara se të planifikonte udhëtimin e saj në zemër të të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’.
“Isha në dijeni të dhunës që ndodhte nga duart e ISIS. Nuk mund të gënjej e të them se nuk e dija apo se besoja se ishte tjetërkund”.
Nëna e vetme e një fëmije nga qyteza e Burton thotë se i vjen keq për veprimet e saj: “Të shikosh gjëra të tmerrshme dhe të shkosh bashkë me fëmijën tënd në një vend nga i cili të gjithë largohen”.
“E kuptoj që është e vështirë që njerëzit ta kuptojnë. Nuk është diçka që jam e lumtur ta kujtoj. E vetmja gjë që mund të them është se nuk isha në versionin më të mirë të vetes”.
E pyetur për gra të tjera që shkuan në Siri për t’u kthyer në ato që njihen si “nuse të ISIS” si për shembull britanikja tjetër Shamima Begum, ajo thotë se nuk e di nëse duhet të lejohen të kthehen në Britani.
Ajo thotë: “Unë nuk mund të them ‘jo mos i lejoni të kthehen’, sepse do të isha hipokrite, pasi isha vetë në një situatë të tillë”.
“Por situata ime nuk është e njëjtë, unë vendosa të largohen nga ISIS kur ata ishin në kulmin e tyre, nuk prita rënien e ISIS-it dhe më pas të them ‘dua të kthehem në shtëpi’”.
“Por pasi ta kem thënë këtë, mund të ketë të tjera arsye që njerëzit nuk largohen dot prej andej, unë e di këtë”, thotë Shakil.
“Duhet forcë dhe kurajo, është çështje jetë a vdekje”.
Shakil më parë përshkruhej si një vajzë që pëlqentë festat dhe jetën e natës, para se të vendoste të shkonte në Siri, duke u kthyer në një islamiste radikale.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










