Lajme
„Nuset me letra“, të kërkuara në Kosovë
Migrimi në një vend evropian mbetet dëshira dhe shpresa e shumë të rinjve nga Kosova.
Këtë e vlerësojnë alternativën e vetme, siç e quajnë ata, ikjen nga perspektiva dhe gjendja socioekonomike që e ka kapluar vendin.
Gazeta „Express“ sjell një rast interesant të Flamur Hasanit, një i ri 20-vjeçar nga Suhareka, i cili kishte dalë në sheshin „Nëna Terezë“ me një pankartë në duar jo për të protestuar, por duke kërkuar nuse me letra.
I pyetur përse ofertën për martesë nuk ua bën femrave të Kosovës, ai ka thënë: “Jetojnë femra të bukura në vend të gabuar”.
Atij i duhet një femër e bukur me të cilën mund ta kalojë jetën në një vend më me perspektivë. “Ata të cilët po e udhëheqin këtë vend po na marrin në qafë”, ka thënë Flamuri. Pavarësisht që deri tani kjo iniciativë nuk i solli ndonjë lidhje apo nuse, ai ende shpreson se një ditë do të gjejë dashurinë e tij të jetës, me të cilën do ta kalojë jetën në njërin prej shteteve të zhvilluara evropiane.
Interesim më të madh kanë shprehur vajzat që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, por shumica prej tyre kanë qenë joserioze.
“Ne jemi seriozë. Nuk do të ndalemi pa gjetur nuse. Jo vetëm për letra, kemi nevojë për një lidhje serioze”, është shprehur Flamuri për “Express”.
Ai këtë paraqitje e ka bërë në Suharekë, Prishtinë, Shëngjin, Velipojë, Cyrih dhe Shtutgart.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












