Sport
Nuri Seferi i kthehet ringut në Zvicër
Boksieri i njohur shqiptar, do ta zhvillojë duelin e radhës më 26 dhjetor, në natën e dytë të krishtlindjeve, në Bernë të Zvicrës
Kampioni evropian në kategorinë WBO dhe numri 4 i botës në “CruiserWeight”, Nuri Seferi, do ta zhvillojë duelin kryesor në natën e dytë të krishtlindjeve në Zvicër.
Seferi rikthehet në ring nga përballja e suksesshme e tij në Shkup me serbin Nenand Stankoviq, të cilin e nokautoj që në raundin e parë.
Në duelin tjetër spektakolar në Kursaal të Bernës, që është titulluar “BOXING DAY”, organizatorët kanë kërkuar një kundërshtar të fort përball kampionit shqiptar, i cili prej vitesh jeton në Zvicër.
Shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë, i cili jeton në Bernë të Zvicrës dëshiron të pushtojë renditjen botërore në kategorinë “CruiserWeight”, thuhet në faqen zyrtare të Nusi Seferit.
Në këtë mbrëmje pritet të ngjiten në ring edhe boksierët zviceranë në mesin e tyre edhe shqiptari i peshave të rënda Arnold Gjergjaj.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim











