Tematike
Numri më i vogël i azilkërkuesve, nga viti 2007
SEM, këtë numër të ulët e shpjegon me vazhdimin e trendit të rënies së numrit të refugjatëve mbi Mesdheun qendror dhe funksionimin e marrëveshjes BE-Turqi

Gjatë vitit 2019, në Zvicër janë bërë 14.269 kërkesa për azil. Ky numër është për 6.5 për qind më pak se një vit më parë – dhe njëherësh numri më i vogël që nga viti 2007.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) këtë numër të ulët e shpjegon me vazhdimin e trendit të rënies së numrit të refugjatëve mbi Mesdheun qendror dhe funksionimin e marrëveshjes BE-Turqi.
Vendi më i rëndësishëm i origjinës së azilkërkuesve në Zvicër gjatë vitit 2019, ashtu sikur edhe viteve të kaluara, ishte Eritrea. Nga ky vend kishte 2.899 aplikime, ka shkruar SEM në një komunikatë për shtyp të premten. Vendet tjera në radhë për nga numri i azilkërkuesve ishin Afganistani (1,397), Turqia (1,287) dhe Siria (1,100).
Në vitin 2019, SEM ka përpunuar 19.140 aplikime për azil në instancë të parë. 5551 persona kanë marrë azil, kështu që niveli i njohjes së statusit të refugjatit ishte rreth 31 për qind, ose pak më i lartë se një vit më parë (kur ishte 26 për qind). Shkalla e mbrojtjes – përqindja e njohjes së azilit dhe pranimi i përkohshëm bazuar në vendimet e shkallës së parë – ka mbetur e qëndrueshme në 59 për qind (vitin e kaluar 61 për qind).
Ligji i ri për azilin me procedura të përshpejtuara ka hyrë në fuqi që nga 1 marsi 2019. 5837 kërkesa për azil ishin vendosur në procedurën e re deri në fund të vitit. Prej tyre, 3525 raste në procedurën e përshpejtuar, 492 raste në procedurë të zgjatur me sqarime të thelluara, 1656 raste sipas procedurës së “Dublinit” dhe 164 raste në një procedurë tjetër të ripranimit.
SEM llogarit se gjatë vitit 2020 do të ketë rreth 15,000 kërkesa të reja për azil. Sekretariati i Shtetit shkruan se ky është skenari më i mundshëm. Duke pasur parasysh regjionet e shumta të krizës në Lindjen e Mesme dhe në kontinentin Afrikan, potenciali i migracionit është ende i lartë. Kjo është arsyeja përse është e mundur një rritje e serishme e kërkesave për azil.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026