Lajme
Numri më i ri i revistës albinfo.ch ju fton: “Ejani me verën, në Kosovë”
Oferta kulturore dhe turistike e komunave kosovare për diasporën në këtë verë, është në folkus të numrit më të ri të revistës albinfo.ch
Jemi në prag të pushimeve verore, në ditët kur temë mbizotëruese e ditës, gjithandej ku jetojnë bashkatdhetarët tanë jashtë atdheut, është pikërisht planifikimi i këtyre pushimeve. Duke qenë edhe vetë pjesë e këtij preokupimi, redaksia e albinfo.ch ia ka kushtuar numrin më të ri të revistës ofertës që Kosova, gjegjësisht disa komuna të saj, kanë shpalosur për mërgimtarët që vinë, si thuhet, “në vend të vet”.
Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Ferizaj kësaj here prezantojnë programet që kanë përgatitur për pritjen e diasporës, në pushimet që tashmë po fillojnë. Kështu, kur jemi te kryeqyteti, Prishtina, spektakle të mëdha si festivali Sunny Hill i yllit të madh të muzikës botërore, prishtinases Dua Lipa, apo festivali i filmit Prifilm fest, po edhe Etno Festi, në Kukaj etj., tejkalojnë suazat e organizimeve protokollare komunale. Prandaj albinfo.ch është fokusuar më tepër në festivalin e Dua Lipës, duke i sjellë lexuesit të saj informata nga dora e parë nga ky organizim.
Një ofertë e nivelit nacional është sigurisht edhe festivali i filmit “Dokufest”, në Prizren, festival që ka bërë emër dhe hyn në mesin e ngjarjeve kulmore të filmit dokumentar në rajon e më gjerë.
Në komunat si Gjilani dhe Ferizaj kemi organizime të mirëfillta kulturore dhe artistike, të bëra enkas për ardhjen e diasporës. Këto janë njëherësh ndër komunat që kanë mërgatë të madhe, sidomos në Zvicër. Në kuadrin e aktiviteteve që zhvillohen në Gjilan, pjesën e vet e ka edhe redaksia e albinfo.ch, e cila është bartëse e eventit “Neja e diasporës”, që mbahet më 30 korrik, në resortin e njohur Vali Ranch, në Përlepnicë, afër Gjilanit.
Për të mësuar më shumë për këto dhe aktivitetet e tjera verore duhet të shfletoni këtë numër të revistës, të cilin, si zakonisht, e gjeni, falas, në aeroplanët e kompanisë ajrore Chair, në fluturimet për Prishtinë dhe në shumicën e pikave që frekuentohen nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër.
Përveç ofertës së pushimeve verore, në këtë numër të albinfo.ch mund të lexoni edhe shumë materiale të tjera me interes nga diaspora shqiptare e Zvicrës dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












