Lajme
Numri i viktimave të koronavirusit në Zvicër shkon në 18
Fillimisht u bë i ditur një rast vdekjeje në Kantonin e Cyrihut ndërsa pak më vonë edhe tri raste në Kantonin Basel-Stadt
Me rritjen e numrit të personave të infektuar nga koronavirusi, në Zvicër, po vjen duke u shtuar edhe numri i atyre që nuk i mbijetojnë këtij infektimi. Kështu, sipas shënimeve të fundit, numri i të vdekurve në pasditen e sotme ka arritur në 18, nga 14 sa ishin në mbrëmjen e 15 marsit, shkruan sda.ch
Fillimisht u bë i ditur një rast vdekjeje në Kantonin e Cyrihut ndërsa pak më vonë edhe tri raste në Kantonin Basel-Stadt, transmeton albinfo.ch. Në të katër rastet bëhet fjalë për persona të moshuar, të cilët vuanin tashmë nga sëmundje kronike.
Aktualisht në Zvicër janë konfirmuar rreth 2200 raste të infektimeve me koronavirus.
Masat e ndërmarra për luftimin e koronavirusit në nivel vendi po cilësohen si të pamjaftueshme. Për këtë arsye, disa kantone, “krye më vet”, kanë ndërmarrë masa plotësuese, shkruan albinfo.ch. Tashmë në pesë kantone është vendosur që të mbyllen të gjitha lokalet hoteliere. Në kantonet tjera ndërkaq, vazhdojnë të vlejnë vendimet për kufizim numri të klientëve në këto lokale, deri në 50 veta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











