Lajme
Numri proporcional i vdekjeve në Zvicër, si në Francë dhe Spanjë
Në Zvicër kemi 12 vdekje nga Covid-19 për 100.000 banorë, gjendje kjo që është e krahasueshme me Francën dhe Spanjën, por është më shumë se në Austri, ka thenë Masserey
Gjatë dy javëve të fundit nga Berna vijnë mesazhe qetësuese sa i takon numrit në rënie të rasteve të reja me koronavirus. Nga numri që një muaj më parë arrinte në 10 mijë raste te reja në ditë, kemi një mesatare prej rreth 4 mijë sosh.
Kjo sigurisht është rezultat i masave që ka marrë qeveria nga fundi i tetorit, masa këto që janë kritikuar si të pamjaftueshme dhe të buta.
Por, pavarësisht nga ulja e numrit të infeksioneve, nuk ka rënie të numrit të vdekjeve nga Covid-19, shkruan albinfo.ch. Për çdo ditë raportohet për 100 e më shumë raste të reja vdekjesh – sot ishin 142! Dhe ky numër, duke qenë dukshëm më i madh se ai në muajt e parë të pandemisë, është mjaft shqetësues për autoritetet.
Virginie Masserey, Shefe e Seksionit të Kontrollit të Infeksionit në BAG, i është referuar kësaj shifre në konferencën e sotme për media, njofton srf.ch. Në Zvicër kemi 12 vdekje nga Covid-19 për 100.000 banorë, gjendje kjo që është e krahasueshme me Francën dhe Spanjën, por është më shumë se në Austri, ka thenë Masserey.
“Por, në përpjestim me numrin e infeksioneve, numri i vdekjeve në vendin tonë është më tepër i ulët se i lartë, krahasuar me vendet e tjera. Kjo tregon se cilësia e kujdesit në këtë vend është shumë e mirë,”thotë Masserey.
Situata në njësitë e kujdesit intensiv ka qenë në gjendje të relaksohet pak, sipas Masserey, por mbetet e tensionuar në disa kantone.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














