Shqipëri
Numri i turistëve në Gjirokastër po arrin 200 mijë
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, në takimin me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, deklaroi se numri i turistëve në Gjirokastër do të arrijë në 200 mijë deri në fund të vitit, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij, Golemi vuri theksin te vështirësitë që ka kaluar Gjirokastra për shkak të pandemisë, tërmetit dhe luftës që ka ndikuar edhe në ekonominë e qyteti dhe kryesisht turistëve.
Ai tha se gjatë periudhës së vështirë u mbështetëm te turistët vendas, por këtë vit kemi pasur shumë turistë të huaj.
“Po e kalojmë 2019-ën që mbahej si piku i turistëve në qytetin e Gjirokastrës dhe kjo është meritë edhe e qeverisë për vizionin e kryeministrit për Gjirokastrën, por meritë e secilit prej jush”, tha ai.
Golemi theksoi se ky vit ka pasur një numër të madh turistësh.
“Kemi kaluar periudhë të vështirë, Covidin, tërmetin dhe aktualisht luftën dhe nëse kujtojmë 2020-ën, thoshim se nuk do ketë më turistë, por ne filluam të fokusoheshim te turistët vendas dhe në 2021 kapëm shifrat e 2019-ës me shumicë dërmuese të turistëve vendas, ndërkohë këtë vit u rikthyen turistët e huaj dhe po shkojmë drejt 200 mijë turistëve deri në fund të viti”, tha ai. /ata
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













